Kualifikohet Brazili. Pesë herë kampionët e botës mposhtën Zvicrën me një gol për tre pikë.
Brazili gjeti rrugën e rrjetës 7 minuta përpara fundit të ndeshjes duke kaluar në avantazh me një gjuajtje të fortë nga Casemiro që u ndal në rrjetë.
Më parë ishte anuluar nga VAR një gol i Vinicius. Por brazilianët rritën presionin deri në momentin që gjetën golin.
Zvicra me tre pikë luan kualifikimin ndaj Serbisë, aty ku helvetëve do t’i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar.