-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk është i mundur tani

Kryesoret

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën ndërkombëtare, duke shprehur qëndrimin e tij mbi çështjet e integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në BE nuk është i mundur dhe se duhet të avancojë procesi para-anëtarësues. Gjithashtu, ai diskutoi nevojën për shtimin e presionit ndaj Iranit dhe për intensifikimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Anëtarësimi i menjëhershëm i Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk është i realizueshëm në kushtet aktuale. Hapi i duhur është përshpejtimi i procesit para-anëtarësues, i cili mund të hapë rrugën për integrimin e saj të plotë. Sa i përket Iranit, është e nevojshme që të shtohet presioni ndërkombëtar, por nëse Irani është i gatshëm të bëjë lëshime, mund të shqyrtohen mundësitë për zbutjen e sanksioneve. Ndërsa për Rusinë, presioni do të vazhdojë të rritet për të arritur objektivat e Bashkimit Evropian,” deklaroi Merz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit