I ftuar në ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu, ka komentuar gjithashtu rolin e shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sipas Bregut, ai nuk mendon se shqiptarët janë në gradat më të larta në këtë trafik, por sipas tij jemi duke ecur me një shpejtësi të madhe në dekadën e fundit drejt këtij pozicioni.
Bregu vijoi më tej duke thënë se gjithçka lidhet me lëvizjen e lirë të shqiptarëve, çka u ka dhënë mundësi trafikantëve që të kamuflojnë në këtë biznes njerëz pa probleme, e deri në familjarë.
Problemi, sipas Bregut, mbetet gjetja e tregut, sepse për njerëzit është tepër e lehtë të gjenden që t’i transportojnë lëndën narkotike në destinacionet përkatëse.