Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka udhëtuar për në Hagë.
Me anë të një postimi në facebook, Balla njoftoi se për festat e Nëntorit zgjodhi të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai publikoi një video nga Haga, ndërsa vizitën e tij tek krerët e UÇK-së i njëjti e kishte paralajmëruar edhe gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri.
Kujtojmë që Balla e kishte paralajmëruar vizitën në mbledhjen e përbashkët ët dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.