-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha reagon për protestën në Podgoricë: Ishte kundër Ballkanit të Hapur, ja paralajmërimi për Ramën dhe Vuçiç!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në mbështetje të protestës së organizuar ditën e djeshme në Podgoricë të Malit të Zi. Përmes një postimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Berisha shprehet se qytetarët e Malit të Zi dolën në protesta kundër nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Berisha tha se ky projekt ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, prandaj sipas tij duhet kundërshtuar me çdo mënyrë. Ai shton se në mbështetje të këtij projekti është edhe miliarderi George Soros me të birin, Aleksin.

“Qytetarët e Malit të Zi ishin dje në darkë në protestë të fuqishme në Podgoricë kundër Ballkanit të Hapur, aleancës përçarëse trilaterale të serbomadhit Aleksandar Vuçiç dhe vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup.

Ky projekt, që ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, mbështetet haptas nga diktatori Vladimir Putin dhe ministri i tij Lavrov.

Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga George dhe Aleks Soros, i kundërvihet procesit të Berlinit dhe mbjell sherr e konfliktualitet në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Podgoricës kundër Ballkanit të Hapur dhe paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri. Mbështetje të plotë qytetarëve të Malit të Zi! #sb”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit