-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Blindohet” Tirana më 6 dhjetor/ Niveli i masave, i njëjtë me vizitën e Papa Françeskut dhe John Kerryt!

Kryesoret

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga 6 dhjetori, dita kur në Tiranë do të vijnë liderët e Bashkimit Evropian, Policia e Shtetit po përgatit teknikalitetet e fundit për planin e masave.

Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren ndërsa akse të shumta rrugore të të bllokohen për kalimin e delegacioneve.

Niveli i masave të sigurisë parashikon ato që janë ndërmarrë kur Tiranën e ka vizituar ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku, raporton Euronews.

Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e delegacioneve që do të vizitojnë Tiranën ndërsa partia demokratike ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë, zonë e cila cilësohet brenda perimetrit të sigurisë.

Burime nga policia e cila ka refuzuar kërkesën e PD, bëjnë me dije se po shikohen disa mundësi, të bllokohen akset që të çojnë drejt bulevardit dëshmorët e kombit, të shmanget rrugëkalimi i delegacioneve në këtë aks ose të këtë intenerare të tjera qarkullimi që nuk pengojnë përmbushjen e axhendës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit