-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje nga aksidenti fatal në Maliq/ Makina përplasi dy vëllezërit me biçikleta, njëri shpëtoi, tjetri vdiq!

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Maliq, Korçë ku mbeti i vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas në aksin Korçë-Maliq, ku një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.

Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik ku një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre.

Viktima është Roland Shahinasi, ndërkohë vëllai tjetër ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij.

Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

E rëndë në Maliq! Makina përplas për vdekje këmbësorin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit