Xhaxhi i Ervis Martinajt, Faik Martinaj ka reaguar publikisht për Report TV në lidhje me zhdukjen e nipit të tij.
Ai është shprehur se në këtë ngjarje ka dorë shteti. Martinaj ka bërë me dije se vetë Edi Rama është i përfshirë në çështje.
“Me datën 9 gusht ka humbur, deri në 7 e 23 minutë të pasdites kemi pasur kontaktin e fundit.
‘Kujdesni nga shtëpia’, ka qenë mesazhi i fundit i tij.
Ata ishin 6 banda që ishin të lidhura me qeverinë. Krimineli Edi Rama që në zgjedhjet e prillit të kaluar na ka dhënë mesazhin. Zhdukja e nipit është nga kryeministri me bandat e tij.
Kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim është Edi Rama. Atij nuk i intereson ta zbulojë. Hasmi të vret, shteti i zhduku kufomën. Në zgjedhjet e prillit të kaluar, ka deklaruar në TV që ia dijë targën e makinës së Visit dhe se do ta gjejë. 6 bandat janë ato që kanë zaptuar pronat në jug,” është shprehur Faik Marinaj.