Hungaria pret që muajin e ardhshëm Brukseli të heqë embargon ndaj fondeve të ngrira për rimëkëmbje nga COVID-i dhe pret që t’ia dorëzojë ato më 2023, nëse plotësohen kushtet.
Kështu deklaroi më 29 nëntor kryenegociatori i Budapestit me Bashkimin Evropian, Tibor Navracsics.
Zyrtarët e Komisionit Evropian deklaruan javën e kaluar se blloku ende nuk e pranon se Hungaria ka bërë përparim të mjaftueshëm në reformat kundër korrupsionit dhe ato në fushën e gjyqësorit që të hiqet pezullimi i fondeve.
Pozicioni zyrtar i bllokut për zhbllokimin e fondeve pritet të bëhen publik të mërkurën, ndërkaq vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Financës dhe Ekonomisë, të cilët do të takohen muajin e ardhshëm.
“Ne po presim dritën e gjelbër nga Komisioni se ne kemi përfunduar negociatat… në dhjetor”, tha Navracsics për gazetarët në Budapest.
Skenari realist është që blloku do të miratojë me kusht planin e rimëkëmbjes së Hungarisë pas pandemisë në vlerë prej 5.8 miliardë eurosh, tha Navracsics./REL