-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I “shpëtuan” TIMS-it, kush i futi dy mjeshtrat kolumbianë të kokainës në Shqipëri?

Kryesoret

Policia shqiptare dhe SPAK nuk po hetojnë vetëm rrjetin e trafikut të kokainës që solli sasinë rekord në Frakull të Fierit, por edhe zyrtarët e shtetit, konkretisht të pikave doganore.

Arsyeja? Zaimir Rodriguez, që është njëri nga dy kolumbianët e shpallur në kërkim nuk figuron i regjistruar në asnjë pikë doganore shqiptare se kur ka hyrë.

Por si arriti të futet në vendin tonë? Kjo mbetet ende mister. Rrugët janë tre; ose ka hyrë me dokumente false, ose është ndihmuar nga zyrtarët e njërës prej doganave në vend që të mos regjistrohej, ose ka kaluar kufirin e gjelbër duke u futur ilegalisht nga një shtet fqinj.

U zhduk pa gjurmë! Kolumbiani që mund të “shpëtojë” SPAK-un për nxjerrjen e kokainës

Gjithashtu, sipas burimeve nga policia, Zaimir Rodrigez nuk ishte kolumbiani i vetëm. Ai kishte ardhur në Shqipëri bashkë me një tjetër bashkë-atdhetar. As emri i tij nuk figuron i regjistruar në TIMS.

Kjo ka bërë që SPAK të ngrejë dyshime se trafikantët shqiptarë kanë bashkëpunuar me punonjësit e doganës për të fshehur gjurmët e hyrjes së tyre në Shqipëri.

Kolumbianët do të bënë procesin e pastrimit të 430 kg kokainë me vlerë 400 mln euro nga plehu organik ku ishte fshehur.

Kush e dha garancinë për kamionin me kokainë në Fier? Deputeti flet troç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit