-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shtrirë në tokë me plumb në kokë! Kush e vrau shqiptarin? Dëshmitari: Ishin dy burra

Kryesoret

Mediat gjermane kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e djeshme në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin që dy persona iu afruan nga pas dhe e qëlluan me plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Qytetarët janë tmerruar nga skenat dhe kanë njoftuar policinë. Dëshmitarët kanë përshkruar edhe autorët e vrasjes.

“Njëri ishte me gjatësi dhe trup mesatar. Ai kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona dhe një kapele. Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale.

Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele të errët” tregon dëshmitarët për vrasësit.

Kur policia mbërriti, viktima ishte shtrirë i pajetë në tokë. Mjeku i urgjencës ka mundur të konstatojë vetëm vdekjen e personit pa mundur të bëjë asgjë më shumë.

Viktima jetonte në Gjermani që nga viti 2018 dhe është denoncuar disa herë në polici për krime të ndryshme. Identiteti i tij nuk bëhet publik.

Ndjekje dhe plumb kokës! Kush është shqiptari që u ekzekutua? (FOTO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit