Një shqiptar u vra mbrëmë në Gjermani. Ngjarja e rëndë në ndodhi në Dyseldorf.
“BILD” shkruan se një çiklist në pjesën jugore të qytetit u qëllua nga disa të shtëna pak para orës 20:00.
Shqiptari u rrëzua i vdekur në mes të rrugës. Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit që u vra dhe motivet. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e krimit.