Sandër Marku është kandidati për Lezhën nga radhët e PD-së së Enkelejd Alibeajt. Ai do të garojë për bashkinë e Lezhës.
“Kandidatura e Dr. Sandër Marku është përzgjedhur si pjesë e një procesi të mëparshëm për identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Do të jetë kryesia e PD Lezhë që do të japë miratimin përfundimtar, sipas statutit,” ka njoftuar zyra e opozitës.
Dr. Sandër Marku është mjek i shquar prej mbi 20 vitesh në qytetin e Lezhës. Në vitin 1998 është pjesëmarrës në grevën e urisë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Nënkryetar i PD për qytetin Studenti zgjidhet në vitin 1999. Kryetar PD së Lezhës zgjidhet në vitin 2004. Nga viti 2011-2013 ka qenë drejtor i shëndetit publik të Qarku të Lezhës.