-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Refuzuan himnin, kërcënohen familjarët e ekipit të Iranit

Kryesoret

Lojtarët e Iranit refuzuan të këndonin himnin kombëtar në ndeshjen e parë në shenjë proteste ndaj dhunës që po ushtrohet së fundmi nga regjimi iranian.

Sipas të dhënave më të fundit, lojtarët e Iranit janë kërcënuar se do t’iu torturohen dhe burgosen të afërmit nëse në ndeshjen e fundit në grup ndaj Shteteve të Bashkuara nuk ndjekin ritualet dhe nuk këndojnë himnin.

CNN shkruan se një përfaqësues i Rojeve Revolucionare është takuar me 26 lojtarët e përfaqësues pas ndeshjes me Anglinë dhe iu ka komunikuar pasojat që do të kishin nëse do të ndiqnin të njëjtën rrugë dhe në takimet e radhës në grup.

Më pas, një grup oficerësh të Rojeve Revolucionare janë vendosur në vendin ku po qëndron skuadra e Iranit në Katar dhe po monitoron të gjithë lëvizjet, si dhe të huajt që hyjnë e dalin.

Gjithashtu, me përfaqësuesit ushtarakë të regjimit është takuar dhe trajneri i Iranit, Carlos Quieroz, i cili më herët kishte deklaruar se lojtarët kanë të gjitha të drejtat që të protestojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit