Me rastin e 78-vjetorit të Çlirimit nga pushtimi nazifashist, ambasada amerikane në Tiranë ka uruar qytetarët shqiptarë
Me anë të një postimi në facebook ambasada shprehet se ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare.
Postimi i plotë:
“🇦🇱 | 1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”