Irani dhe SHBA po luajnë ndeshjen e fundit në grupin B të Kupës së Botës.
Para ndeshjes lojtarët e Iranit kanë kënduar himnin e tyre, teksa në dy sfidat e para nuk e bënë diçka të tillë.
BBC njoftoi një ditë më parë se lojtarët u kërcënuan; se në raste se nuk do këndonin himnin, familjarët e tyre do vuanin pasojat në shtetin islamik.
Në të tilla kushte shumica e futbollistëve kënduan himnin të detyruar.