Vlonjatët kanë sfiduar temperaturat për tu larë këtë ditë feste në det.
Ata kanë treguar se deti ishte i qetë pa dallgë dhe se jashtë mund të jetë pak ftohtë, por temperatura e ujët është e përshtatshme.
“Ne shfrytëzojmë këto kohët me diell. Jashtë mund të jetë pak ftohtë, por kur futemi brenda ujërat janë akoma të ngrohta. Dhe ne e kemi bërë traditë që çdo fundjavë vijmë lahemi,” tha njëri prej qytetarëve për Top Channel.
Nuk janë vetëm vendasit që sheh këto ditë në ujërat e Jonit. Kostika ka lindur në Korçë por jeton në Amerikën e Veriut, dhe vjen nga një udhëtim rreth botës si turist
“Unë vij nga Uashingtoni, po kam jetuar edhe Oregon më parë dhe ndaj ne jemi të mësuar me temperaturat e ftohta. Kemi ardhur në Vlorë këto kohët e fundit, na pëlqen shumë uji i kristaltë blu, është shumë ngrohtë. Javën e kaluar për shembull ishim në Norvegji dhe ishte tmerrësisht ftohtë. Ishim në Dhërmi dje, dhe temperaturat na u dukën fantastike”, u shpreh turisti.