Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, u shpreh se Ballkani i Hapur i ka dhënë vrull Procesit të Berlinit.
Shehu është shprehur se BE kuptojë se çfarë rreziqesh i vinin nga nisma e Ballkanit të hapur.
Ai shtoi se Ballkani i Hapur është një proces përçarës dhe se ka goditur sovranitetin e Kosovës.
“Abazovic mund te kete “te drejte” vetem ne nje kuptim, kur deklaron se “Ballkani i hapur” i dha vrull “Procesit te Berlinit!!
Vetem nqs ai nenkupton se “Ballkani i hapur” e qartesoi BE per rreziqet, qe po i ofronte Rajonit ai vete, per perpjekjet qe po beheshin per te konsoliduar hegjemonine ekonomike e politike te Serbise ne Rajon nepermjet tij.
Per perdorimin e tij si nje instrument percares midis vendeve tona, godites ndaj sovranitetit te Kosoves, thjesht destabilizues.
Dhe pa dyshim si nje zgjatim i Rusise ne Rajon nepermjet Serbise.
Elemente keto shume shqetesuese per Brukselin.
Duke e stimuluar keshtu ate te pershpejtoje Procesin e Berlinit, si mjeti kryesor cvleresues ndaj “Ballkanit te hapur”.
Ndryshe nuk mund te “perkthehen” deklarata te tilla, nqs duam t’i japim atyre nje kuptim e racionalitet!
Por sidoqofte ky “perkthim” behet i dyshimte po te lexosh me poshte ate qe Abazovic thote, qe eshte pikerkisht e kunderta e te vertetes:
“Ballkani i hapur” nuk e pengon Procesin e Berlinit duke e konsideruar kete si nje konkurrence te shendeteshme!!!” ka shkruar Shehu.