Neil Basu, ish-kreu i antiterrorit, ka zbuluar gjatë një intervistë në Channel 5 se princ Harry dhe Maghan janë kërcënuar nga ekstremistë të djathtë.
I pyetur nëse kishte pasur një kërcënim të vërtetë për jetën e Meghan në më shumë se një rast, Basu, tha: “Ne kishim ekipe që e hetonin atë dhe njerëzit janë ndjekur penalisht për ato kërcënime”.
Duka, i cili është i pesti në radhën e fronit, është duke paditur Ministrinë e Brendshme për vendimin e saj për të mos i dhënë atij mbrojtje policore ndërsa ai është në Britaninë e Madh.
Ai kishte mbrojtje të plotë policore, përgjithësisht dhënë anëtarëve të familjes mbretërore, përpara largimit të tij në shkurt 2020.