-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump i prerë: Po fitova do dëboj Princ Harry-n nga Amerika!

Kryesoret

Ish-presidenti dhe kantidati aktual i SHBA-ve, Donald Trump ka deklarua se nëse ai rizgjidhet në krye të shtetit ka për të dëbuar Princ Harryn.

Ish-presidenti amerikan, në një intervistë me prezantuesin britanik të televizionit Nigel Farage në “GB News”, theksoi se burri i Meghan Markle nuk do të ketë “privilegje të veçanta” nëse ai ka gënjyer për përdorimin e drogës gjatë aplikimit për vizë në SHBA.

“Nëse ai gënjeu, duhet të ndërmerren veprimet e duhura”, tha miliarderi amerikan.

Harry, në autobiografinë e tij “Spare”, zbuloi se përdorte drogë në të kaluarën, e cila sipas ligjit amerikan normalisht do të ishte arsye për refuzimin e një aplikimi për vizë.

Në librin e tij, i cili ka shkaktuar bujë në Buckingham, djali i dytë i mbretit Karl ka pranuar se ka përdorur kokainë, kanabis dhe kërpudha psikodelike. Gjatë intervistës, Farage e pyeti Trump nëse Harry duhet të gëzojë “privilegje të veçanta” nëse zbulohet se ka gënjyer.

“Unë nuk do ta mbroja atë sepse ai e tradhtoi mbretëreshën Elizabeth. Nëse ai gënjeu, duhet të ndërmerren veprimet e duhura”, u përgjigj Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit