-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau Briken Sanajn te Kodra e Diellit? Policia: Gjetëm autorin

Kryesoret

Disa detaje kyç janë zbuluar nga vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit. Policia ka bërë me dije sa kanë arritur të identifikon autorin dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Dyshohet se motivi i vrasjes ka qenë gjakmarrja. Po ashtu është njoftuar se po bashkëpunohet ngushtësisht me policitë homologe, të Kosovës dhe të Malit të Zi, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

“Bazuar në provat e sigurura, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për shtetasit:

V.(V.) K., 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Gj. K., 49 vjeç, lindur dhe banues në Peje, i dyshuar pë veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

K. A., 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar K. A. i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gj. K., më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion shtetasit V.(V.) K., i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së shtetasit B. S. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit,” ka njoftuar policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit