Tunizia ka mundur t’i marrë një fitore Francës, në këtë Botëror. Ndeshja është mbyllur me një fitore me rezultat minimal 1-0 për Tunizinë.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, ku një gol i është anuluar Tunizisë për pozicion të parregullt.
Pjesa e dytë nis në favor të Tunizisë, pasi në minutën e 58-të Khazri shënon golin e avantazhit. Pas disa tentativash nga francezët, goli i barazimit ka ardhur në minutën e 98-të, Antonie Griezman pas një rrëmuje brenda zonës, por ai u anulua nga gjyqtari, pasi ishte pozicion jashtë loje.