-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid, një i plagosur

Kryesoret

Një punonjës i ambasadës së Ukrainës në Madrid të Spanjës, është lënduar në atë që duket të jetë bombë e vendosur në një letër, ka njoftuar policia spanjolle, raporton Sky News.

Punonjësi i ambasadës ka pësuar lëndime të lehta trupore, dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, dhe njësitë specializuara për mjete shpërthyese po analizojnë vendin ku ka ndodhur shpërthimi.

Deri më tani autoritetet e sigurisë, nuk kanë dhënë detaje për këtë shpërthim në ambasadën ukrainase në Spanjë.

Gjithashtu nuk dihet nëse ka të dyshuar apo edhe motivet e këtij shpërthimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit