-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtetrrethim total! Masat ekstreme në 6 Dhjetor nga Rinasi, te bllokimi i unazës

Kryesoret

Në datë 6 Dhjetor kur në Shqipëri do të zhvillohet Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në Tiranë nuk do të “pipëtijë as miza”! Të paktën kështu janë masat që ka parashikuar qeveria. Gjithçka fillon me pushimin zyrtar.

Sot qeveria firmosi që data 6 Dhjetor të jetë ditë pushimi për administratën dhe shkollat. Unaza e vogël do të jetë e bllokuar. I gjithë bulevardi do të jetë me perimetër sigurie. Perimetri i sigurisë do të fillojë nga ura e Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”.

Nuk do të lejohet të kalojë askush që nuk është i akredituar. Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit duhet të gjejnë rrugë të tjera alternative pasi rruga kryesore do të jetë e bllokuar.

Në gatishmëri pritet që të jenë mbi 1500 efektivë policie, agjentë të SHISH dhe strukturat e tjera ligjzbatuese. Por në këtë ditë, pavarësisht se Edi Rama vendosi pushim administratën, sheshi pritet që të buçasë nga protesta e opozitës edhe pse policia dhe bashkia i refuzuan lejen Sali Berishës për t’u tubuar përpara Kryeministrisë.

Samiti do të nisë rreth orës 10 të mëngjesit, pritja e liderëve do të bëhet tek sheshi Italia dhe më pas do të drejtohen tek stadiumi Air Albania, aty ku do të zhvillohet edhe mbledhja e samitit.

Mbledhja do të ketë një ndërprerje rreth orës 13:00 për të vijuar me hapësirën e drekës, ndërsa rreth orës 15:00 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, kryetares së KE, Ursula Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michele.

6 Dhjetori! Samit dhe protestë! Rama i jep pushim administratës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit