Pas dorëheqjes se bordit drejtues të skuadrës së Juventusit Prokuroria Publike e Torinos ka nisur punën në lidhje me akuzat kundër Juventusit dhe grupit drejtues.
Prokuroria madje ka firmosur kërkesën për aktakuzën ndaj Andrea Agnellit dhe 12 personave të tjerë si dhe ndaj klubit.
Pas bllokimit të dorëheqjes së borditi klubit të Juventusit, tashmë grupi i ngritur i së Drejtës Penale Ekonomike, i përbërë nga zëvendësprokurorët Ciro Santoriello dhe Mario Bendoni dhe zv.prokurori Marco Gianoglio është gati.
Tashmë gjyqtari do të duhet të caktojë datën e seancës paraprake brenda pesë ditëve .
Akuzat ndaj grupit drejtues kanë të bëjnë me kontabilitet të rremë dhe komunikime të rreme në lidhje me merkaton.
Disa të dyshuar janë akuzuar edhe për veprën penale të përdorimit të faturave për transaksione që nuk ekzistojnë.
Megjithatë, sipas prokurorëve pozita e të dyshuarve mund të përkeqësohet pasi muajin e fundit janë shfaqur elementë të tjerë.