Ditën e sotme dy përfaqësues të PD-së, Çlirim Gjata dhe Ervin Minarolli janë takuar me drejtorin e policisë së Tiranës duke kërkuar leje për protestën e datës 6 Dhjetor.
Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi për të protestuar ditën e Samitit të BE-së, por policia dhe bashkia nuk kanë dhënë leje me argumentin se cenohet siguria kombëtare për shkak se vijnë liderët europianë dhe të Ballkanit. Takimi është mbyllur pa një marrëveshje.
“Siç e dini kemi kërkuar disa ditë më para një protestë të opozitës më 6 dhjetor në orën 12:00.
Kjo kërkesë s’na është plotësuar për duan të na ndryshojnë vendndodhjen për arsye të sigurisë dhe për këtë diskutuam sot.
Argumenti i tyre ishte se kjo protestë cenon sigurinë por ne u thamë që do mbajmë protestë paqësore.
S’është pjesë për të rënë dakord policia, ne thjesht i njoftuam. E drejta e tubimit është e drejtë ligjore“ deklaruan përfaqësuesit e PD-së.
Berisha: S’e lëshojmë bulevardin në 6 Dhjetor! Rama hakmarrje ndaj “Prestige resort”