Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka folur dhe për takimin me kryeministrin grek.
Kyriakos Mitsotakis, do të vijë së bashku me liderët e BE-së, në samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë. Ai ka treguar se me homologun grek nuk do të ketë një diskutim për çështjen e detit.
“Ai është proces tekniko-juridik, s’ka lidhje me politikë,” është shprehur shkurt Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri grek do të vizitojë dhe tre zonat në Shqipëri, në të cilat jeton minoriteti grek, Himarën Finiqin dhe Dropullin.