Personi që shihni në foto është Mari Muka, 42-vjeçari shqiptar i cili u qëllua për vdekje në Gjermani tre net më parë.
Ai ishte pronar i një pike karburanti në Shijak. Muka kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018.
Dy persona, 20 dhe 26 vjeç janë arrestuar dhe akuzohen për vrasjen.
Të dy janë shqiptarë dhe u arrestuan gjatë kontrolleve rutinë të policisë gjermane në Theaterplatz.
Viktima ishte i njohur për policinë gjermane, për vepra të lehta penale.