Gjykata e Përmetit ka kthyer qeli Klement Ndina, i cili akuzohet për dhunimin e Kostandin Xhallos, 35 vjeç.
Klement Ndina, së bashku me djalin e tij Justin Ndina, kanë qëlluar me sqepar dhe sende të tjera të forta si levë, shtetasin Kostandin Xhallo.
Ky i fundit kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në qytetin e tij të lindjes, pasi jeton dhe punon në Angli, duke shërbyer si bodigardi i mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil.
Sulmi ka ndodhur pas sherrit pse më zure me makinë rrugën, ku banon Klement Ndina në Përmet.
Xhallo, është qëlluar gati 6 herë me sqepar dhe leva në bulevardin e Përmetit ku është shembur pa ndjenja, ndërkohë me helikopter të ushtrisë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të marrë mjekim intesiv.