Gjashtë motrat e Hamide Magashit, e cila u vra të mërkurën para klinikës së Gjinekologjisë ku po priste ta sillte në jetë djalin e saj, po qëndrojnë me frikë në shtëpinë e prindërve të tyre në fshatin Llugaxhi të Lipjanit sepse thonë se ish-burri i Hamides, Sokol Halili, i cili ndodhet në arrati, i ka kërcënuar se do t’i gjuajë tri bomba në shtëpinë e tyre.
Familja kërkon arrestimin e dorasit dhe burgim të përjetshëm për të.
Gruaja 35-vjeçare kishte për të sjellur në jetë sot fëmijën e saj të parë. Por, pak orë para se të bëhej nënë, ajo u vra nga ish-burri i saj i cili dyshohet se vazhdimisht kishte maltretuar. I dyshuari ndodhet në arrati dhe motrat e viktimës kanë frikë se ai do ta vras edhe motrën e vogël të tyre.
“Ishalla pshtojmë me mend. Motra me hangër dhe 35 vjet shumë e vështirë. Po kqyrim shteti çka bën tash. Mbrëmë s’kena guxu me flejt, policia janë kanë te dera, por nashta na vranë ai edhe motrën e vogël se u mbush në motrën e vogël, se motra e vogël e ka ndalë motrën Hamide në shtëpi. Se ai ka pas qef me mbajtë me dhunë motrën në shtëpi. Motra ka ndejt e martuar 3 muaj”, tha motra e së ndjerës për Gazetën Express.
Burbuqe Magashi deklaron se ish-burri i motrës së saj që u vra mbrëmë, i ka kërcënuar se do t’i gjuajë tri bomba në shtëpinë e tyre në Llugaxhi të Lipjanit.
“Ai u sillë nëpër sokak, edhe ne u frikësojshim se thojke ka me jua gjuajt 3 bomba dhe kom me ja çu shtëpinë nockout. Thojke Shukrinë me burrë kam me mbytë edhe djalin tem”./Express