Zbardhen përgjimet e dosjes së bujshme të sekuestrimit të 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro në Frakull të Fierit. Në këtë trafik njeriu kryesor sipas prokurorisë, që tashmë është i arrestuar është Viktor Çernavaku, ish-kryetar i komunës së Frakullit, bashë me vëllanë, Zenelin, djalin dhe të fejuarin e djalit.
Në një kohë kur droga qëndronte në Frakull të madhe, Denilson Cervanaku flet edhe për një tentativë grabitjeje të sasisë së kokainë, për këtë i tregon të dashurës së tij, se i është dashur që të qëllojnë në ajër, por nuk jep shumë detaje.
Përgjimet
B: Po ndoshta ata kane dashe me e grabit, ndoshta
A: Kush ata?
B: Ta shpjegon bebi kur te vij ne shtepi.
A: Car do besh tani?
B: Do nisemi per andej, dhe qelluam nja dy here ne ajer per zhurme aq
A: Beb po mir beni mire ia coni ne vend tjeter
B: Po jo se neser, pasneser do e ndajme si muhabet, se do e pershpejtojme.
Zenel Çervanakun, vëllai i Viktorit që është edhe porositësi i kokainës, thirrej ‘sheiku’ dhe nga bisedat e bëra rezulton se ai nuk ka dashur që të jetë i pranishëm gjatë procesit të inspektimit dhe marrjes së sasisë së lëndës për verifikim/ekstraktim.
Përgjimet
B: Pse jeni nis kaq heret mor Beb. Po atehere me thane te nisesha dhe atehere u nisa
B: Mire po ate pse e keni marre me vete Sheikun.
B: Pronarin pse e keni marre me vete.
A: Po ai do rri aty ne fshat mi jeta ime.
B: Ehe. Se keni marre per punen e keni marre thjesht qe ta ktheni ne shpi. A: Po jo mo do rri anej ai. Car, ca l..sh pune. Car do bej me punen al
B: E pra prandej u cudita se nuk me duket ide e mire ta shofi njeri ate.
B:Beb (Soni). Po Lushi te ktheu pergjigje per ate imelin, se si kemi kthyer.
A: Akoma.
B: Ata presin pergjigje.
A: Po mire le te presin dhe ca, s’ka gje.
B: Okej. Ju e dini.
Zbardhet biseda mes Çervanakut dhe Ferhatit: Tani do fillojë “NEPU” tamam