-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKMT te “Prestige resort”! Meta: Hakmarrje e Ramës kundër medias

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi IKMT shkoi sot sërish në “Prestige Resort” në Golem. Ish-presidenti e cilëson ndërhyrjen hakmarrje të kryeministrit ndaj lirisë të mediave.

Sulmi i paligjshëm dhe brutal i forcave të policisë dhe të IKMT kundër Prestige resort në Golem, është një vepër kriminale personalisht e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të mediave.

Ky arbitraritet i pashembullt është tregues i rënies të shtetit të së drejtës dhe këmbanë alarmi, për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre.

Partia e Lirisë e vlerëson këtë sulm si një akt terrorist, ndaj lirisë të mediave dhe të gazetarëve dhe bën thirrje për përshkallëzimin e qendresës qytetare dhe demokratike ndaj këtij regjimi skizofrenik dhe hajdut, që kërkon me çdo kusht të mbyllë çdo hapësirë informimi dhe lirie për të mbuluar vjedhjet e shekullit.

Skenat e krimit sot janë te incineratorët, te Porti i Durrësit dhe dhjetera PPP që vjedhin në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptarë dhe jo te Prestige resort që ka qenë dhe është një nga resortet më elitare dhe të hershme në vendin tonë” shkruan ai.

IKM rikthehet tek “Prestige Resort”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit