-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKMT te “Prestige resort”! Rama: Ka shkelur ligjin për lejen e ndërtimit

Kryesoret

Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi sot se fadromat e IKMT-së kanë shkuar sot te “Prestige resort” në Golem që është në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu për të shembur pjesën e ndërtimit që është bërë pa leje. Ai garantoi se operacioni do të vazhdojë.

Është mirë që kur diskutojmë për çështje që lidhen me ligjin të njihemi me ligjin, procedurat, t’i mësojmë mirë për të mos bërë spekulime dhe pastaj për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash.

Masat për ndërtimet që bëhen në shkelje të lejeve për qëllime fitime janë shumë të qarta. Ka konfiskim, shembje, masa pjesore, në varësi nga niveli i shkeljes. Lexoni ligjin” tha ai.

I pyetur nëse e dinte që ishte pa leje, kur ka shkuar më parë në këtë resort, Edi Rama tha se “Unë nuk jam polic as inspektor. Nuk i ekziston një shans që institucione te këtij vendit të godasin si pa leje ndërtime që janë me leje.

Nuk ekziston. Kur e kam nisur këtë proces shumë kush ka nënqeshur dhe përqeshur. Unë e kam bërë të qartë që është proces serioz për t’i vënë kapak një historie 30 vjeçare në raport me ligjin dhe pronën private.

Janë 15 vendime konfiskimi për një numër të atyre që rëndom quhen oligarkë dhe thuhet se lidhen me qeverinë, por nëse do të ishin nuk do u konfiskoheshin.

Është një proces që vazhdon, do të shikoni të tjera. Secili është në të drejtën e vet të bëjë viktimën. Këtu është ligji dhe vetëm ligji” tha ai.

IKMT ndërhyn te “Prestige resort”! Mediat e Hysenbelliut: Po shembet restoranti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit