Një përplasje e fortë mes dy automjeteve është regjistruar paraditen e sotme në rrugën Peqin–Rrogozhinë, në zonën e Karinës.
Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit.
Mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.
Qarkullimi u ndikua përkohësisht në këtë segment rrugor.









