-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas protestave, Kina zbut masat e COVID-19

Kryesoret

Kina ka zbutur tonet lidhur me rrezikun që paraqet COVID-19 dhe po lehtëson disa kufizime edhe pse numri i rasteve ditore është pothuajse në nivele rekord të larta.

Ky zhvillim pason protestat që përfshinë vendin, një shprehje e zemërimit publik, mbi masat e ashpra kufizuese të lidhura me pandeminë.

Disa qytete edhe pse po njoftojnë infeksione të reja, po heqin kufizimet dhe po lejojnë bizneset të rihapen.

Autoritetet shëndetësore njoftuan lehtësimin e masave, por pa përmendur protestat, të cilat varionin nga tubimet e qeta në Pekin tek përleshjet me policinë në rrugët e Guangzhout.

Demonstratat ishin shfaqja më të madhe e mosbindjes civile që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë.

Pavarësisht numrit gati rekord të rasteve, zëvendës-kryeministri Sun Chunlan, i cili mbikëqyr përpjekjet kundër COVID-it, tha se aftësia e virusit për të shkaktuar sëmundje po dobësohej. Komentet e tij kanë dallim të madh nga mesazhet e mëparshme të bëra nga autoritetet në lidhje me virusin. Më pak se 24 orë nga protestat e dhunshme në Guangzhou, autoritetet në të paktën shtatë distrikte, njoftuan heqjen e bllokimeve. Në një distrikt madje zyrtarët njoftuan se do të lejonin mësimin në shkolla, rihapjen e restoranteve dhe bizneseve të tjera, përfshirë kinematë. Por megjithë ndryshimin e tonit lidhur me COVID-in si përgjigje ndaj pakënaqësisë së madhe publike, autoritetet po vazhdojnë të marrin në pyetje pjesëmarësit në demonstrata./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit