-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po na ndjek policia”! Fierakët i hedhin thasët me kanabis në lumë (VIDEO)

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar në Fier për kultivim dhe trafikim kanabisi. Në hetim janë vendosur edhe dy tjerë të mitur, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në momentin që panë policinë, trafikantët tentuan të hidhnin në lumë thasët me lëndë narkotike.

Sekuestrohen në fshatin Baltëz 17 thasë të mbushur me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg, dhe pajisje vakumi që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

Të arrestuarit janë; Zylyftar (Paris) Vizani 44 vjeç, P. V. 22 vjeç dhe Esat Veizi 27 vjeç, banues në Baltëz, Fier. Në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit