-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti gjerman në Tiranë: Procesi i Berlinit përshpejton integrimin në BE

Kryesoret

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj ai u shpreh tha se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian. Ai u shpreh se Procesi i Berlinit është rruga për të përshpejtuar rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

“Gjermania e ka parë përgjegjësinë e vet edhe për të mbështetur reformën e drejtësisë dhe për tu aktivizuar në reformën elektorale. Mendoj se në Shqipëri dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor është perceptuar qartësisht se ne e shfrytëzojmë Procesin e Berlinit për të përshpejtuar rrugën e anëtarsimit drejt BE-së, që këtu të krijojmë e të bëjmë gati rrugën për një bashkëpunim rajonal duke reduktuar p.sh. pengesat e mobilitetit të Ballanit Perëndimor.

Në këtë kontekst luajnë një rol të rëndësishëm edhe tre marrëveshjet e mobilitetit. E rëndësishme është që këto marrëveshje të zbatohen nga pikëpamja konkrete dhe jo vetëm të jenë marrëveshje politike në mënyrë që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor pa pengesa dhe vetëm me kartat e identitetit të mund të lëvizin mes njëri-tjetrit.

Mobiliteti mes vendeve mund të arrithet në rats se njihen në mënyrë reciproke diplomat universitare dhe kualifikimet profesionale të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë gjë jemi angazhuar mjaft gjatë muajve të shkuar. Në emër të gjithë instancave të republikës federale të tregoj se kemi pasur suksese të konsiderueshme” tha ai.

Por çfarë mendon Bajram Begaj për Procesin e Berlinit? “Procesi i Berlinit është marrë seriozisht nga qeveria dhe është pranuar që vitin tjetër të zhvillohet në Tiranë. Qeveria është e angazhuar dhe po punon për marrëveshjet e reja.

Ballkani i Hapur është proces integral dhe nëse do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të ketë në fokus vetëm lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirëpranuar. Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur” tha ai. Nisma e Ballkanit të Hapur ka shkaktuar polemika, pasi vetëm tre vende janë pjesë; Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit