-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama jep lajmin: Kategoritë që do të përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri

Kryesoret

Pensionistët, invalidët, paraplegjikët, tetraplegjikët dhe familjet me ndihmë ekonomike do të marrin bonus, shpërblim nga qeveria për fundvit.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë, ndërsa ata që marrin pension invaliditeti 11 mijë lekë.

“Dola sot për një arsye të vetme sepse kemi marrë një vendim të cilin ua kemi premtuar pensionistëve. Sot falë këtij vendimi duke filluar nga nesër do të fillojë lëvrimi i bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekësh të reja.

Jo vetëm për pensionistët, por edhe 66 mijë të tjerë, invalidët do të akordojmë edhe plus 6 mijë lekë të reja, që shkojnë 110 mijë lekë të vjetra për këta pensionistë si kompensim i nevojshëm dhe i merituar edhe si rezultat i dialogut.

Edhe për 64 mijë familje me ndihmë ekonomike do i mbështesim. Do i mbështesim edhe me bonusin e fundvitit dhe para dhe tetraplegjikët.

4.3 mld lekë të reja, 40 mln dollarë që vendoset në dispozicion për këto kategori. Nga janari fillon një tjetër masë e konsultuar, për nënat e papuna me tre fëmijë, që qeveria do u paguajë të gjitha sigurimet sikur të ishin në punë” deklaroi ai.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit