-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama takon presidentin gjerman, procesi i Berlinit në fokus të diskutimit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier.

Rama vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë dhe Procesin e Berlinit, nga ana tjetër Steinmeier shtoi se po jetojmë një periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Në këtë kohë, të konsiderojmë që Europa duhet të tregojë bashkim dhe vendosmëri”, tha Steinmeier.

“Kemi folur për reformat, reformën në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit. Mendoj se progresi është i nevojshëm por progresi është i mundur. Europa duhet të jetë e hapur për zgjerimin e nevojshëm drejt Ballkanit Perëndimor. Jam mjaft optimist, e di se ka një lloj pengese për shkak të pritjes derisa anëtarësimi do të formalizohet, përshtypja ime është se edhe qeveritë skeptike janë të bindura se ne duhet të përshpejtojmë procesin dhe kjo është gjë e mirë”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit