Pushtuesit rusë kanë bombarduar sërish qytetin e Khersonit ku për pasojë ka mbetur i vrarë 1 civil dhe një tjetër është plagosur.
Deklarata është bërë përmes Facebook nga kreu i Administratës Ushtarake Rajonale Kherson, Yaroslav Yanushevych.
Sipas Yanushevych janë dëmtuar disa shtëpi dhe qendra shëndetësore.
Ai shtoi se një grua 70-vjeçare u vra në banesën e saj.
Gjithashtu një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur pas predhave që janë hedhur në rrugë.
Më nëntor të këtij viti u plagosën edhe 4 civilë të tjerë nga bombardimet ruse në rajonin Kherson.