-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sokol Halili ende i lirë, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kryesoret

Policia e Kosovës ka publikuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e Sokol Halilit, i cili dyshohet se ka vrarë 35-vjeçaren shtatëzënë H.M, në oborrin e QKUK-së.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia kërkon që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se me datë 20.07.2022, ka pranuar kallëzim penal kundër S.H, nga komuna e Shtimes, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer vepër penale “Dhuna në familje” nga neni 248, paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se prokurori i çështjes ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me datë 09.08.2022 ka intervistuar të dëmtuarën H.M, dhe ka udhëzuar palën e dëmtuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit që të bëjë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për marrjen e urdhrit mbrojtës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit