-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet Kosova, brenda pak ditësh vriten dy gra nga burrat

Kryesoret

Të premten e 25 nëntorit, mësimdhënësja e shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dardania’ në kryeqytet, Sadije Godeni, 63-vjeçare, dyshohet se u vra mizorisht derisa ishte në gjumë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni.

Godeni dyshohet se me anë të goditjeve me një sëpatë, i ka marrë jetën bashkëshortes së tij dhe për aktin monstruoz që kreu.

Ndërsa mbrëmë, i gjithë vendi u trondit nga rasti i tmerrshëm që ndodhi në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gruaja shtatzënë e cila ishte shtrirë në këtë Klinikë, Hamide Magashi, 35-vjeçare, dyshohet se u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, me të cilin ishin në proces të ndarjes.

Magashi  ishte në javën e fundit të pritjes së ëmbël e cila u kthye në tragjedi. Burri me të cilin ishte në proces divorci ia mori jetën gruas dhe fëmijës dhe më pas iku me veturën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

Policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe e ka konfirmuar rastin tragjik.

Gruaja që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK-së ishte duke jetuar me babanë e saj që kur u nda nga burri i saj.

Kështu e konfirmoi për T7 motra e viktimës, e cila tha se H.M dhe burri i saj kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.

Vrasja e shtatzënës nxiti reagime të ashpra në Kosovë.

Të dyja vrasjet ndodhën ndërsa në Kosovë po mbahet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas me moton “as edhe një më shumë”.

Policia e Kosovës tha se nga janari i këtij viti e deri në muajin tetor, janë shënuar dy mijë e 273 raste të dhunës në familje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit