-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e gruas shtatzënë, e motra: Ish-burri e kërcënonte, sapo të lindte do i jepte fëmijën

Kryesoret

Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj, ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me të dyshuarin, dhe “ata muaj sa ka qenë e martuar ka qenë pre e dhunës fizike e psiqike nga burri i saj”.

Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Burbuqe Brahimi, ka thënë se gjatë kësaj kohe motra e saj ka qenë e keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht.

“Motra ime ka qenë vetëm tre muaj e martuar. Na e kemi pa vazhdimisht gjatë atyre muajve se ka pasur probleme, jemi shkua e kemi nda. Ish-burri ka vazhdua me ardhë edhe te shtëpia. Ne jemi vetëm motra pa prind e vëlla. Ai i ka thënë s’ke çka shkon në shtëpi të babës se nuk e ke askënd. Kemi shkuar se ka pasur dhunë, e kanë rre, e kanë maltretua, e kanë shti brenda, me armë i kanë rënë në kokë, krejt trupin e ka pas të plogësht, krejt e mavitë ka qenë, se kanë lanë me ardh në Llugagji kurrë te shtëpia e babës këtu, kurrë hiç hiç me u bashku me motra”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka thënë se i dyshuari kishte kërkuar që fëmija pas lindjes t’i kthehet dhe se kanë lajmëruar policinë për këtë rast, por që nuk kanë marrë ndonjë ndihmë.

“Sot në mëngjes ka pas me lind, edhe pasi të kish lind fëmijën ka pas më ia dhënë ish-burrit. E kemi lajmërua rastin edhe në Polici më herët, por na kanë thënë keni mbrojtje, por askush kurrë nuk ka ardhë me këqyr”, ka vijuar Brahimi.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se sa herë ka ardhur për vizitë te familja e saj ka ardhur me përcjellje nga vjehrra dhe se rasti është lajmëruar në organet përgjegjëse.

Sipas saj, e ndjera i ka thënë burrit që do t’ia dorëzojë fëmijën po sa të lind.
“Edhe nuk kanë lënë me ardh edhe kur ka ardh ka ardh me përcjellje, me vjehrrën e vet, se kanë lanë me ardh vetë kurrë hiq. Po po, ka ardh, u sill nëpër sokak a këtu brenda s’ka guxuar me hi, e nëpër sokak po. Ka qenë rasti në Polici, ka qenë rasti në qendër sociale, në Gjykatë, në krejt i ka pas rastet, i ka thanë që kur të lindë fëmijën ta dorëzoj edhe kaq ka qenë. Të shtunën e kemi dërguar në spital në Gjinekologji edhe i ka thanë doktor Hajrizi që ke me lind, rastin e ki urgjent. Kur e kemi dërguar ata kanë thënë për sot ka me lind me operacion”./RTVDukagjini

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit