Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska u takua me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace dhe theksoi se ndihma e Britanisë i mundësoi Ukrainës jo vetëm të rezistojë, por edhe të zmbrapsë armikun në drejtime të caktuara.
Në një postim në Facebook, Zelenska u shpreh se Britania ishte vendi i parë evropian që furnizoi Ukrainën me armë.
Sipas saj Britania gjithashtu po trajnon ushtrinë ukrainase.
Deri në fund të këtij viti pritet që rreth 10 000 ushtarakë ukrainas do të përfundojnë stërvitjen e tyre dhe do të forcojnë ndjeshëm Forcat e Armatosura.
Zona e Parë theksoi se shpreson që ndihmat nga pala Britanike të vazhdojnë deri kur Ukraina të fitojë.