Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Broshkë në Papër të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit u plagosën dy persona të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.