Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja me hetimet që solli sekuestrimin e 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro. Në dy ditët e fundit janë publikuar pjesë pjesë dëshmitë e 10 personave të arrestuar, por edhe përgjimet.
Në momentin e zhdoganimit, tek anëtarët e grupit kriminal ka pasur jo vetëm debate për pjesën e ndarjes, por edhe festë që më në fund “malli” mes plehut arriti nga Kolumbia në Shqipëri. Disa ditë kamioni u mbajt në Kombinat.
Detyrën për t’u kujdesur për lëndën narkotike në kryeqytet në rrugën “Jorgo Panajoti”, e kishte Marildo Rona. “Vendi ku kokaina qëndron është i sigurt dhe i monitoruar nga kamerat në çdo moment” thoshte ai në bisedat e përgjuara.
Denilson Çervanaku i ka qëndruar pranë kokainës në Kombinat duke u akomoduar në një prej hoteleve pranë.
Ne fund të shtatorit, kur ka ardhur edhe kolumbiani i parë për të bërë ndarjen, ngarkesa është transportuar nga Kombinati drejt fshatin Frakull, moment ky që ka ekzaltuar edhe Denilson Çervanakun.
“Me rop shpie, sa lart jam. Me rop rop shpie, s’kam qene ndonjehere si ky moment, ndihem shume mire. Me vdektë plaka”, shprehej në një nga bisedat njëri prej anëtarëve të grupit.
Djali i zyrtarit të Partisë Socialiste Viktor Çervanaku, Denilsoni ka korruptuar edhe zyrtarët në dogana për të lejuar kalimin e plehut kimik që është i përzierë me kokainë.
Ai ka paguar shuma nga 500 deri në 1000 euro në doganë.