Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se biznesmeni i kërkuar nga drejtësia spanjolle, Amant Josifi u njoftua nga Olsi Rama se po kërkohej dhe u arratis në Dubai, vend i njohur si strehë për kriminelë të shumtë shqiptarë. “U njoftua nga Rama dhe mesa duket ia mbathi në Dubai” tha ai.
Amant Josifi është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020.
Sali Berisha ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Pak ditë më parë në Tiranë erdhën disa oficerë dhe hetues nga Spanja duke goditur disa “çerdhe” mashtrimi përmes “call center”, por një pjesë e “kokave” u arartisën duke u zhdukur.
Dy ditë më parë, “El Pais” njëra prej mediave kryesore në Spanjë njoftoi se është lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar Amant Josifi, i cili operon në fushën e “call center”-ave.
Sipas artikullit, Josifi bën pjesë në një skemë që u ka shkaktuar një dëm qytetarëve europianë prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra viktima. Hetimi është shtirë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainë.
Në mesin e klientëve që janë mashtruar është edhe një grua 80-vjeçare e cila ka humbur më shumë se 837,000 dollarë (800,000 €) duke investuar në kriptovaluta. Mauro Jordan, një avokat që përfaqëson rreth 20 klientë të mashtruar ka treguar se si ka nisur kjo skemë.
“Këto organizata u krijuan fillimisht në Izrael dhe Evropën Lindore. Pak nga pak, ata filluan të lidhen me njëri-tjetrin dhe u rritën. Këto organizata shumë të mëdha dhe të lidhura ngushtë po krijojnë dhe fshijnë vazhdimisht faqe interneti, dhe hapin dhe mbyllin kompani”, tha ai.
Këshillonte ministrin dhe lidhjet sekrete! Kush është biznesmeni që zhvati milionat?