Eliminimi i Gjermanisë për herë të dytë radhazi nga Kupa e Botës në fazën e grupeve ishte një fund i cili nuk u imagjinua nga askush.
Atyre nuk u mjaftoi 3 pikëshi që fituan kundër Kosta Rikës për të dalë në fazën e të 16-ve.
Por një detaj i zbuluar nga gazetat gjermane ka tronditur të gjithë fansat.
Sipas raporteve Federata Gjermane e futbollit kishte rezervuar biletat e fluturimit përpara ndeshjes vendimtare kundër Kosta Rikës.
Një detaji i cili e rëndon më shumë eliminimin. Duket se lojtarët dhe federata e kishin pranuar eliminimin edhe para se ajo të vulosej përfundimisht.
Gjermania do të fluturojë drejt Frankfurtit ditën e sotme në orën 14:30.