-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj kërkon lirimin nga aktakuzat në Hagë: Kërkoni falje për sjelljen poshtëruese!

Kryesoret

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka kërkuar lirim nga aktakuza si dhe kërkim falje nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Teksa ka folur para Panelit të Apelit, Haradinaj ka thënë se ai dhe Hysni Gucati kanë sinjalizuar për rrjedhje të dokumenteve që pretendohet të jenë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar derisa ka kërkuar zbardhje të tërësishme të rastit për arritjen e tyre në zyrat e organizatës.

Ai ka kërkuar që asgjë në këtë çështje të mos mbetet mister por të sqarohet se si rrodhën dokumentet, kush e nxori dokumentacionin dhe kush i dërgoi ato në zyrat e organizatës.

“Zotëri Holing (prokuror), nëse jeni i sinqertë e pranoni që eprori juaj Whiting pak më parë tha një gënjeshtër të madhe, që nuk ka pikëpyetje, këtu ka shumë pikëpyetje e disa pika habitore. Ne duam patjetër të zbardhet këtu sepse kur të zbardhen ne personalisht nuk na lidhë asgjë me kryesit e kësaj vepre, andaj ne duhet të lirohemi tërësisht nga aktakuza dhe prokurori të kërkojë falje për sjelljet abuzive, poshtëruese, të pamoralshme dhe të pajustifikuara në baza juridike e njerëzore”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, puna e Prokurorisë Speciale kishte qenë joprofesionale dhe gjithashtu kishte pasur njëanshmëri në hetimet e kryera.

Fuqishëm besoj se ne kemi kryer detyrën më të devotshme si qytetar të Kosovës, në aspektin e interesit publik, por edhe të atij ndërkombëtar ku duke sinjalizuar për rrjedhjet e pakuptimta nga kjo prokuroi e ku pos mediave ne kemi informuar edhe zyrat e ZPS-së dhe hetuesit e tyre në Kosovë duke e ruajtur edhe një kopje për ta, ZPS i dha vetës afat 24 orësh për të marrë atë material sepse nuk u ngutej t’i merrnim më herët”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit