“Më mirë në burg se në Shqipëri”, kjo është deklarata e një shqiptari të arrestuar në Britani për kultivim të bimëve narkotike.
Runi Firaku, u arrestua në gusht të këtij viti bashkë me tre bashkatdhetarë, pasi u kapën duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një shtëpi bari në një pallat të braktisur në Strood të Kentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Të arrestuarit e tjerë janë Drilon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg. The Telegraph shkruan se njëri nga të arrestuarit tha në sallën e gjyqit: burgu është më mirë se Shqipëria’”.
Megjithatë katër shqiptarët mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve.
EMRI/ Kush është shqiptari që u kap duke u kujdesur për kanabisin në Britani!